NJOFTIM PËR PUBLIKUN – Vëzhgimi me Kamera në Objektet Banesore

Vëzhgimi me Kamera në Objektet Banesore

Agjencia për Informim dhe Privatësi, gjatë gjashtëmujorit të fundit, ka vënë re një rritje të hovshme të numrit të ankesave të qytetarëve, të cilat shpërfaqin shqetësimin e tyre lidhur me përpunimin e të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamera, me theks të veçantë në objektet banesore kolektive.

Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të Agjencisë ndaj kontrolluesve të të dhënave personale (atyre që kanë instaluar këto kamera vëzhgimi), marrjes së masave për të rregulluar këtë mënyrë të përpunimit të të dhënave personale sipas dispozitave të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim të informimit të publikut të gjerë, e veçanërisht ndërgjegjësimit të kontrolluesve të të dhënave personale, Agjencia njofton publikun rreth kritereve kryesore të ligjshme të këtij përpunimi, si më poshtë:

  • Për instalimin e sistemeve të vëzhgimit me kamerë në objekte banesore, kërkohet paraprakisht pajtimi me shkrim i së paku shtatëdhjetë për qind (70%) të banorëve;
  • Vëzhgimi me kamerë mund të instalohet vetëm nëse kjo është e domosdoshme për sigurinë e njerëzve dhe sigurimin e pronës;
  • Duhet të vendoset shenjat njoftuese të cilat duhen të jenë të dukshme dhe të përmbajnë të dhënat e kontrolluesit;
  • Vëzhgimi me kamerë në ndërtesën me apartamente mund të mbikëqyrë vetëm hyrjen dhe hapësirat e përbashkëta dhe jo hyrjet e apartamenteve. Ndalohet mbikëqyrja me kamerë e apartamentit të shtëpiakut të ndërtesës dhe punëtorisë së tij/saj;
  • Transmetimi përmes televizionit kabllor të brendshëm, televizionit publik kabllor, internetit ose mjeteve të tjera të telekomunikimeve, pa marrë parasysh nëse bëhet në kohën e transmetimit apo më vonë, është i ndaluar.
  • Pamjet e regjistruara nga sistemi i vëzhgimit duhen mbrojtur nga qasja apo/dhe përdorimi i paautorizuar dhe të njëjtat nuk ruhen më gjatë se një (1) muaj (përveç nëse kërkohet për qëllime legjitime);
https://www.vudols.com