Njoftim për mediume

Njoftim për mediume
Prishtinë, 10 mars 2023

Agjencia për Informim dhe Privatësi njofton qytetarët dhe opinionin publik se listat me të dhënat
personale të mbledhura gjatë peticionit të vitit 2015, të shpërndara para objektit të Qeverisë së
Republikës së Kosovës janë larguar nga Policia e Kosovës dhe janë të vendosura në një ambient
të sigurt nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.

Agjencia për Informim dhe Privatësi është në komunikim zyrtar me Policinë e Kosovës dhe bazuar
në autorizimet ligjore do të ndërmerr të gjitha veprimet që këto lista me të dhëna personale të
qytetarëve të trajtohen sipas kritereve të parapara me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të
Dhënave Personale.

Me respekt,
Agjencia për Informim dhe Privatësi

 

 

Kliko këtu për të shkarkuar njoftimin.

https://www.vudols.com