Një delegacion i Agjencisë për Informim dhe Privatësi i udhëhequr nga Komisionerja, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, është duke marrë pjesë në Konferencën “E ardhmja e mbrojtjes së të dhënave: zbatimi efektiv i Ligjit në botën digjitale” të organizuar nga EDPS (Mbikëqyrësi Evropian i Mbrojtjes së të Dhënave)

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku dhe një delegacion i Agjencisë janë duke marrë pjesë në konferencën “E ardhmja e mbrojtjes së të dhënave: zbatimi efektiv i Ligjit në botën digjitale” të organizuar nga z. Wojciech Wiewiorowski (EDPS), i cili priti rreth 400 pjesëmarrës në Bruksel.

Me një grup prej mbi 100 folësish të dalluar që ndajnë pikëpamjet dhe vizionet e tyre të ndryshme, gjithsej 16 sesione, seminare dhe më shumë, konferenca dyditore e #EDPS nxiti biseda thelbësore për të ardhmen e mbrojtjes së të dhënave. Kjo konferencë do t’i shërbej Agjencisë për Informim dhe Privatësi në rrugëtimin e saj të përmbushjes së qëllimit që ka në drejtim të mbrojtjes së të dhënave personale.

https://www.vudols.com