Në panelin me temë “Integrimi gjinor në politikat publike dhe buxhetim”, Komisionerja, znj. Krenare Sogojeva Dermaku, theksoi se përfshirja gjinore në politikat publike të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse, së bashku me buxhetimin gjinor, paraqet një hap të rëndësishëm drejt një shoqërie të barabartë. Mes tjerash, ajo diskutoi edhe për planifikimin e politikave publike me qëllim të avancimit të kapaciteteve të grave dhe inkurajimit të pjesëmarrjes së tyre në pozita vendimmarrëse.
Nën moderimin e Auditores së Përgjithshme, znj. Vlora Mehmeti Spanca, panelistët e tjerë, znj. Ermira Lubani, Specialiste e Programit Rajonal në UN Women dhe z. Mehmet Mehmeti, Profesor në Fakultetin e Shkencave Sociale Bashkëkohore në Universitetin e Evropës Juglindore, gjithashtu paraqitën këndvështrimin e institucioneve që ata përfaqësojnë në lidhje me integrimin gjinor në politika publike dhe buxhetim.