Ju keni të drejtë që të jeni të informuar çdo herë kur një kontrolluesi përpunon të dhënat tuaja, nëse ato të dhëna janë marrë nga ju apo edhe në ato raste kur nuk janë marrë nga ju. Të ushtroni të drejtën e informimit.
Ju keni të drejtë të keni qasje në të dhënat tuaja çdo herë kur kontrolluesi konfirmon se është duke përpunuar të dhënat personale tuaja. Të ushtroni të drejtën e qasjes në të dhënat tuaja.
Ju keni të drejtë të kërkoni nga kontrolluesi të bëjë korrigjimin e të dhënave personale tuaja nëse ato janë të pasakta dhe jo të plota. Të ushtroni të drejtën e korrigjimit.
Ju keni të drejtë të kërkoni nga kontrolluesi të bëjë fshirjen e të dhënave personale tuaja, nëse zbatohet njëri nga kushtet e parapara me LMDHP. Të ushtroni të drejtën e fshierjes (‘e drejta për t’u harruar).
Ju keni të drejtë të kërkoni nga kontrolluesi kufizimin e përpunimit të të dhënave personale nëse zbatohet njëri nga kushtet e parapara me LMDHP. Të ushtroni të drejtën e kufizimit.Kur ju kërkoni nga kontrolluesi të drejtën për korrigjim, fshierje ose kufizim të të dhënave perosale, ai është i obliguar të komunikoj këtë me çdo marrësi të cilit iu janë deklaruar të dhënat perosnale.
Ju keni të drejtë të merrni të dhënat tuaja perosnale të cilit ia keni dhënë kontrolluesit lidhur me ju, në një format të caktuar dhe keni të drejtë për t’i transmetuar këto të dhëna te një kontrollues tjetër. Të ushtroni të drejtën e transferimit të të dhënave.
Ju keni të drejtë për të kundrshtuar përpunimin e të dhënave personale në lidhje me ju, për shkak të një situate perosnale të veçant, nëse përpunimi zbatohet në nenin 5, paragrafin 1, nënparagrafin 1.5 dhe 1.6. Gjithashtu ju keni të drejtë të kundërshtoni nëse përpunimi bëhet për qëllime të marketingut të drejt pët drejtë. Të ushtroni të drejtën e kundërshtimit.
Ju keni të drejtë të mos i nënshtrohet një vendimi të bazuar vetëm në një përpunim automatik, duke përfshirë proflizimin që prodhon efekte në lidhje me ju ose e ndikon në mënyrë të ngjashme.Të gjitha këto të drejta si e drejta për informim, e drejta për qasje në të dhëna, e drejta për korrigjim, e drejta për kufizim, e drejta për fshirjes, e drejta për kufizim, e drejta për transferim, e drejta për kundërshtim mund të kufizohen nëse një kufizim i tillë respekton thelbin e të drejtave dhe lirive themelore dhe është një masë e nevojshme dhe proporcionale për garantuar disa situata siç janë të përcaktuara në nenin 22 të LMDHP-së.Nëse mendoni se janë shkelur të drejtat tuaja të garantuara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ju keni të drejtë të paraqitni ankesë pranë Agjencisë.Nëse keni pësuar dëm material ose jomaterial, si rezultat i shkeljes së LMDHP-së, ju keni të drejtë të kompensimit nga kontrolluesi ose përpunuesi për dëmin e pësuar, duke paraqitë padi pranë gjykatës kompetente.