Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, ligjëroi para studentëve të vitit të parë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, në kuadër të lëndës “E Drejta Kibernetike”, e cila udhëhiqet nga profesoresha Donikë Qerimi.
Studentët patën mundësinë të njihen më nga afër me punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, përkatësisht me mandatin, misionin dhe mekanizmat përmes të cilëve garantohet zbatimi i standardeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale.
Gjatë ligjëratës, Komisionerja ndau praktika dhe njohuri nga puna institucionale, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale në një kohë kur teknologjia po zhvillohet me ritme të shpejta. Ajo gjithashtu diskutoi për sfidat që paraqiten në këtë fushë, si dhe për nevojën që të rinjtë juristë të jenë të vetëdijshëm dhe të përgatitur për t’u përballur me kërcënimet që vijnë nga hapësira digjitale.

English
Srpski