Lansohet Vlerësimi i ndikimit të Aktit të BE-së për Inteligjencën Artificiale (EU AI Act) në raport me mbrojtjen e të dhënave personale

Lansohet Vlerësimi i ndikimit të Aktit të BE-së për Inteligjencën Artificiale (EU AI Act) në raport me mbrojtjen e të dhënave personale

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), në bashkëpunim me Zyrën për Planifikim Strategjik të Zyrës së Kryeministrit, Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, si dhe me mbështetjen e GIZ Kosovo, kanë lansuar Vlerësimin e ndikimit të Aktit të BE-së për Inteligjencën Artificiale (EU AI Act) në raport me mbrojtjen e të dhënave personale.

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, theksoi se ky vlerësim paraqet një hap të rëndësishëm në përgatitjen e institucioneve të Kosovës për sfidat dhe mundësitë që sjell inteligjenca artificiale, duke siguruar që mbrojtja e të dhënave personale dhe të drejtat themelore të qytetarëve të mbeten në qendër të zhvillimit dhe përdorimit të sistemeve të IA-së.

Në këtë kuadër, projekti mbështet: 🔹 Vendosjen e mbrojtjes së të dhënave personale në qendër të qeverisjes së IA-së; 🔹 Forcimin e kapaciteteve të AIP-së për mbikëqyrjen e sistemeve të IA-së me rrezik të lartë; 🔹 Zhvillimin e mekanizmave për vlerësimin e ndikimit të IA-së mbi të drejtat themelore; 🔹 Konsolidimin e rolit të AIP-së në epokën e inteligjencës artificiale.

Ky proces kontribuon në harmonizimin e mëtejshëm të kornizës ligjore dhe institucionale të Kosovës me acquis të Bashkimit Evropian, duke forcuar gatishmërinë e vendit për sfidat e transformimit digjital.

Postimi origjinal në Facebook