Komisionerja për Informim e Privatësi takon Ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë

Prishtinë, 23 mars 2022

Sot Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, priti Ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Saj znj. Karin Hernmarck Ahliny, me të cilën diskutuan për çështjet e bashkëpunimit të ndërsjellët.

Komisionerja njoftoi Ambasadoren me rolin e Agjencisë  për Informim dhe Privatësi në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike, si dhe me proceset aktuale që janë duke u zhvilluar, përfshirë edhe bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare në fusha të caktuara.

Në anën tjetër Ambasadorja znj. Karin Hernmarck Ahliny njoftoi Komisioneren me projektet që mbështet Mbretëria e Suedisë tek institucionet publike dhe organizatat jo- qeveritare, të cilat mbulojnë fusha të caktuara të aktiviteteve të tyre. Duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit me Agjencinë për Informim dhe Privatësi, ajo theksoj rëndësinë e respektimit të së drejtës për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Në fund të takimit Komisionerja znj. Sogojeva-Dermaku dhe Ambasadorja znj.Karin Hernmarck Ahliny u dakorduan që të rrisin dhe avancojnë nivelin e komunikimit dhe bashkëpunimit potencial në të ardhmen me Agjencinë në realizimin e mandatit të saj.

https://www.vudols.com - mersin eskort - Personel Sağlık -

Zero Waste Grocery

- deneme bonusu