Komisionerja për Informim dhe Privatësi zhvilloi takim bashkëpunues me Kryetarin e Komisionit Federal për Tregtinë të SHBA-së

Gjatë pjesëmarrjes në Samitin Global të Privatësisë 2025, organizuar nga IAPP në Washington D.C., Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, realizoi një takim të veçantë me z. Andrew N. Ferguson, Kryetar i Komisionit Federal për Tregtinë të SHBA-së (FTC). 🤝
Në takim u diskutua për sfidat që sjell zhvillimi i teknologjive të avancuara, punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, si dhe për rolin thelbësor të FTC-së në mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë së konsumatorëve në SHBA. 🇺🇸
Me theks të veçantë, u diskutua rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar në drejtim të harmonizimit të kuadrit ligjor dhe rregullator, në përputhje me objektivat e Kornizës së Privatësisë së të Dhënave BE–SHBA, e cila synon të forcojë standardet e mbrojtjes së të dhënave në transferimet ndëratlantike. 🌍
https://www.vudols.com