Komisionerja znj. Krenare Sogojeva Dërmaku realizoi takimin e radhës me Avokatin e Popullit z. Naim Qelaj
Prishtinë, 13 korrik
Planet për bashkëpunim ndër-institucional dhe publik, në mënyrë që qytetarët të njoftohen sa më shumë për të drejtat e tyre rreth privatësisë dhe të drejtës së informimit ishin një ndër qëllimet kyçe të këtij takimi.
Të pranishmit diskutuan për koordinimin, në mënyrë të parandalimit të punëve të dyfishta, rishikimin e rregulloreve, si dhe ndanë informatat mbi punët që ata kishin kryer për periudhën kur Agjencia për Informim dhe Privatësi ishte pa titullarë.
Znj. Sogojeva Dërmaku kërkoi nga z. Qelaj që bashkëpunimet e ndërsjella mes këtyre dy institucioneve duhet të jenë të pa shmangshme meqenëse janë të një rëndësie të veçantë ngase edhe misioni i tyre përkon me të njëjtën qëllim; ofrimi i mundësive, për qytetarët, në realizimin e të drejtave themelore, në këtë rast të drejtës për tu informuar, dhe të drejtës për privatësi.
Po ashtu edhe z. Qelaj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në mënyrë që të realizohen sa më mirë e me sukses objektivat duke shkëmbyer përvojat e njëri tjetrit.
Në fund të takimit palët u ranë dakord për realizimin e projekteve të përbashkëta lidhur me vetëdijesimin e institucioneve, si dhe mbajtjen e fushatave sensibilizuese.
Zyra për Komunikim me Publikun
AIP