Komisionerja për Informim dhe Privatësi folëse në konferencën “Transformimi Digjital dhe të Drejtat e Njeriut”

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku më 29 Nëntor mori pjesë në konferencën “Transformimi Digjital dhe të Drejtat e Njeriut,” të organizuar nga Instituti për Teknologji dhe Shoqëri (ITS). Kjo konferencë mblodhi profesionistë, akademikë dhe aktivistë të fushave të ndryshme për të diskutuar mbi të ardhmen e të drejtave digjitale dhe të drejtës së privatësisë në një kohë gjithnjë e më të digjitalizuar.

Gjatë konferencës, Komisionerja Sogojeva Dërmaku diskutoi mbi sfidat dhe mundësitë që transformimi digjital paraqet për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtave të njeriut, dhe për nevojën e krijimit të një mjedisi digjital të sigurt, përkrah folësve të tjerë, si Dr. Luljeta Plakolli-Kasumi, profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, Kushtrim Canolli, koordinator në Zyrën e Kryeministrit, Visar Prebreza, kryeredaktor në BIRN, dhe Filloreta Bytyçi, menaxhere e projekteve në CDF.
Në këtë konferencë gjithashtu u prezantuan tre hulumtime nga Drinas Zeqiraj, Donika Çeta dhe Atdhe Lila, të cilët paraqitën propozime konkrete për përmirësimin e të drejtave të njeriut karshi transformimit digjital.

https://www.vudols.com