Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi vazhdon takimet informuese në Komuna e Mitrovicës dhe në Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare

Me qëllim të përafrimit të shërbimeve komunale me obligimet ligjore për mbrojtje të të dhënave personale dhe qasje në dokumente publike, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku sot zhvilloi dy takime të ndara me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza dhe me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Komisionerja diskutoi rreth hartimit dhe publikimit të Politikave të Privatësisë dhe rregullores së brendshme mbi masat e sigurisë gjatë përpunimit të të dhënave personale nga Komunat. Me theks të veçantë ajo bëri thirrje për forcimin e pozitës së zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe profilizimin e tyre për të garantuar zbatimin e plotë të së drejtës për mbrojtje të të dhënave personale, veçanërisht gjatë digjitalizimit të shërbimeve dhe anonimizimit të dokumenteve publike.
Ndër tjerash, u diskutua edhe për Programin e Transparencës, i cili ka për qëllim nxitjen e publikimit proaktiv të dokumente që prodhojnë Komunat, si dhe për rëndësinë e zyrtarëve përgjegjës për qasje në dokumente publike gjatë sigurimit të kësaj të drejte.
https://www.vudols.com