Java e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

 

Takim Informues mes përfaqësuesve të Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe të Ndërmarrjes Qendrore të Distribuimit të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS).
Mbrojtja e të dhënave personale të qytetarëve, gjatë procesit të shpërndarjes së faturave ishin në fokus të diskutimit mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe KEDS Energy.
Gjatë diskutimit për mbrojtjen të dhënave personale të qytetarëve, respektivisht zbatimin e politikave të privatësisë, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS, z. Alpin Dogan diskutuan për krijimin e procedurave të reja të faturimit dhe hartimin e Politikave të Privatësisë të bazuara në kriteret ligjore të përcaktuara në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Komisionerja znj. Krenare Sogojeva Dermaku kërkoi nga menaxhmenti i KEDS -it që Kompania të ketë kujdes të shtuar në mbrojtjen e të dhënave personale gjatë përdorimit të platformave të reja për ofrimin e shërbimeve për konsumatorët sikurse edhe në transferimet ndërkombëtare të të dhënave personale të qytetarëve.
https://www.vudols.com