Prishtinë, 17/06/2022
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), më datë 16/06/2022, në kuadër të mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka zhvilluar inspektimin sipas detyrës zyrtare te kontrolluesit (bizneset) në qytetin e Ferizajt, lidhur me ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë.
Me këtë rast, zyrtarët e Agjencisë kanë zhvilluar edhe fushatë ndërgjegjësuese te bizneset, të cilëve u janë shpërndarë broshura lidhur me plotësimin e kritereve me rastin e aplikimit të sistemit të vëzhgimit me kamerë në biznese, si dhe është shpërndarë udhëzuesi për përdorimin e sistemit të vëzhgimit me kamerë për kontrolluesit e të dhënave, i cili, gjithashtu, gjendet i publikuar në faqen zyrtare të AIP-së.
AIP u bën thirrje të gjithë kontrolluesve (publikë dhe privatë) të cilët aplikojnë vëzhgimin me kamera, këtë ta bëjnë sipas kritereve të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.