Category Archives: Lajme

Komisionerja për Informim dhe Privatësi mbajti takim informues me Kryetarin e Komuna Hani i Elezit

Në kuadër të takimeve informuese për promovimin e të drejtës për mbrojtje të të dhënave personale dhe për qasje në dokumente publike në nivel lokal, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, sot u takua me Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhin. Komisionerja diskutoi rëndësinë e hartimit të Politikave të Privatësisë, […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi fillon serinë e takimeve informuese në Komunat e Kosovës

Në kuadër të Planit të Punës për promovimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka nisur vizitat në Komunat e Kosovës me qëllim të informimit të Kryetarëve të Komunave lidhur me obligimet ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtën […]

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku në takim me Shefin e Misionit të EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

“Mbrojtja e të dhënave personale dhe qasja në dokumente publike janë thelbësore për sistemin transparent dhe të përgjegjshëm të sundimit të ligjit”   Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, u takua sot me Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi të Kosovës, Krenare Sogojeva-Dërmaku, dhe shkroi në X (ish-Twitter): “Pata kënaqësinë ta pres Komisioneren e […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi Zhvillon Takim Informues me Kryetarin e Komuna Suharekë

Në vazhdën e takimeve informuese me Kryetarët e Komunave të Kosovës, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, sot zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe bashkëpunëtorët e tij me qëllim të promovimit të së drejtës për mbrojtje të të dhënave personale dhe qasje në dokumente publike. Në takim […]

Takim Informues mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe përfaqësuesve të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit

  Me qëllim të ndërgjegjësimit të institucioneve publike rreth mbrojtjes së të dhënave personale, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku dhe Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë, znj. Lumnije Demi zhvilluan një takim me përfaqësuesit e ARRU, përkatësisht, znj. Hajrije Morina Drejtore të ARRU, z. Abedin Azizi Zv.Drejtor i ARRU, z. Bexhet Bala […]

Takim Informues mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”

  Në kuadër të aktiviteteve informuese me ndërmarrjet publike, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, dhe Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë, Lumnije Demi kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësues të KRU “Gjakova” SH.A – Gjakovë, Kryeshefin Ekzekutiv Hasan Krasniqi, Kryesuesin e Bordit të Drejtorëve Urim Gashi si dhe Sekretaren e Kompanisë Saranda […]

Takim Ndër-institucional për Forcimin e Transparencës dhe Llogaridhënies në Prokurim Publik

  Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, së bashku me Drejtoren e Përgjithshme të Agjencisë, znj. Lumnije Demi, mirëpritën në takim Kryetarin e Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik / PPRC, z. Osman Vishaj, Anëtari i Bordit të KRPP-së, z. Avni Sahiti, Auditoren e Përgjithshme e Zyra Kombëtare e Auditimit/National Audit […]

Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Sektorin Arsimor

  Është përmbyllur me sukses seria e trajnimeve për mbrojtjen e të dhënave të sektorit të arsimit në Kosovë, e cila u organizua nga Agjencia për Informim dhe Privatësi në bashkëpunim me organizatën Terre des hommes – Kosovo. Me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe informimit të vazhdueshëm Agjencia për Informim dhe Privatësi ka mbajtur […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi Vazhdon Diskutimet për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me Përfaqësuesit e Termokos

  Në vazhdën e takimeve me përfaqësues të institucioneve publike për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku, bashkë me Drejtoren e Përgjithshme të Agjencisë, Lumnije Demi realizuan takimin e radhës me përfaqësuesit e Ndërmarrjes Publike “Termokos”, ku u pritën në takim nga Kryeshefi i NP “Termokos”, […]

Forcimi i Transparencës në Prokurimin Publik

  Më qëllim të forcimit të transparencës në prokurim publik, përkatësisht zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe trajtimin e kërkesave për qasje në dokumente publike që lidhen me procese tenderuese, në harmoni me Ligjin për Prokurimin Publik, Agjencia për Informim dhe Privatësi në bashkëpunim me Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, me mbështetje […]