Ambasadori i OSCE Mission in Kosovo, z. Gerard McGurk, viziton Agjencinë për Informim dhe Privatësi
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, mirëpriti dje në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Gerard McGurk, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
🌐 Gjatë takimit, Komisionerja vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së ndaj Agjencisë, veçanërisht në rritjen e ndërgjegjësimit publik për të drejtat në mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike, si dhe në zhvillimin e fushatave informuese në nivel komunal. Njëkohësisht, u theksua kontributi i OSBE-së në forcimin e kapaciteteve profesionale të stafit përmes trajnimeve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, përfshirë edhe mbështetjen me ekspertizë në hartimin e strategjisë trevjeçare të Agjencisë 2026–2028.
Ambasadori McGurk vlerësoi progresin e arritur nga Agjencia, duke riafirmuar përkushtimin e OSBE-së për të mbështetur avancimin e të drejtave themelore dhe forcimin e standardeve në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike.
📌 Në vijim, palët diskutuan hapat e mëtejmë për thellimin e bashkëpunimit, me fokus në forcimin e mekanizmave të transparencës dhe rritjen e llogaridhënies institucionale, në përputhje me zhvillimet e transformimit digjital.

English
Srpski