24/01/2023
Java e Mbrojtjes së të Dhënave Personale vazhdoi sot me Kryeredaktorë e Redaktorë të Mediave
Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bashkëpunim me Kosovo Law Institute organizoi sot një Fokus Grup me Kryeredaktorët dhe Redaktorët e mediave në Kosovë për të diskutuar mbi zhvillimet dhe sfidat më të fundit në mbrojtjen e të dhënave.
Diskutimi mbuloi një gamë të gjerë temash, duke përfshirë obligimet që dalin për mediat nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, rëndësinë e sigurisë së të dhënave dhe mënyrat për të promovuar privatësinë në epokën digjitale.
Fokus i diskutimit ishte se sa janë mediat të specializuara që gjatë raportimit në të njëjtën kohë të përmbushin mandatin e tyre për të informuar publikun por edhe për tu siguruar që të mbrojnë të dhënat personale në rastet kur kjo kërkohet me ligj, sa kanë mediat në Kosovë, si ato online, vizuele dhe audiovizuele, juristë të specializuar që do të trajtonin lajmet që publikojnë dhe lidhen me te dhënat personale se janë në rregull në aspektin juridik, praktikat e shpërndarjes së lajmeve pa verifikim, si dhe sa funksionojnë mekanizmat e kontrollit dhe llogaridhënies.
Duke shpresuar se njohuritë dhe perspektivat e ndara do të ndihmojnë më tej kauzën e mbrojtjes së të dhënave personale, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen në këtë Fokus Grup dhe ju bëri thirrje që kurdo herë që kanë nevojë për këshilla apo opinione ligjore të i drejtohen Agjencisë, si dhe të reagojnë në rastet kur ata shohin keqpërdorim të të dhënave personale.
Për më tepër, Instituti i Kosovës për Drejtësi do të dal me një raport nga ky diskutim, të cilin do e publikojmë në ditët në vijim.
Komisionerja për Informim dhe Privatësi së bashku me Udhëheqësin e Divizionit për Shqyrtimin e Ankesave për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Emisioni Jeta në Kosovë
Ndiqeni emisionin për të kuptuar përgjigjet në këto pytje e më shumë:
– Ku u përdorën kamerat ilegalisht?
– Në sa raste gjatë vitit janë konstatuar se institucionet dhe bizneset kanë grumbulluar të dhëna kundërligjshëm?
– A po shkelen rregullat e privatësisë?
– Cilat janë shkeljet kryesore që i ka gjetur Agjencia për Informim dhe Privatësi?
– A ka teknologji në Kosovë që Agjencia për Informim dhe Privatësi i ka gjetur face-detector që i identifikon njerëzit sipas fytyrave?
– Ku e kanë shkelë ligjin institucionet më së shpeshti?
– Çka duhet të dijnë qytetarët kur iu kërkohet që t’i japin të dhënat personale?
Për të shkarkuar në PDF format kliko këtu.