AIP nis aktivitetet për zbatimin e zotimeve -Partneriteti për Qeverisje të Hapur (Open Government Partnership)
Me përgjegjësi të lartë institucionale, me qëllim të forcimit dhe avancimit të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike, krahas standardeve ndërkombëtare, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka nisur konsultimet me institucionet e Kosovës për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit 2026-2028, dokument ky i miratuar nga Qeveria e Kosovës në muajin prill të këtij viti, në kuadër të zbatimit të programit- Partneritetit për Qeverisje të Hapur.
Zotimi i Agjencisë është i orientuar në forcimin e transparencës, pjesëmarrjes dhe llogaridhënies, nëpërmjet publikimit pro-aktiv të informacioneve nga ana e institucioneve publike me qëllim të lehtësimit të qasjes së qytetarëve në informata dhe rrjedhimisht ofrimin e shërbimeve më të shpejta dhe efikase për qytetarët.
▪️ Standardizimi dhe përmirësimi i publikimit pro-aktiv të dokumenteve publike siguron që qytetarët të kenë qasje të lehtë dhe të drejtpërdrejtë në informatat mbi aktivitetet e institucioneve publike dhe ju mundëson të monitorojnë procesin e vendimmarrjes, planifikimin dhe menaxhimin e fondeve publike dhe zbatimin e politikave publike.
▪️ Ky zotim do të realizohet nëpërmjet një qasje të strukturuar dhe të standardizuar për publikimin pro-aktiv të informatave dhe do të zhvillohet me partneritet me pesë institucione publike, Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën e Kamenicës Lipjanit dhe Drenasit, të cilat janë caktuar si institucione pilot për të ndërtuar një model të unifikuar të transparencës që do të aplikohet në të gjitha institucionet publike.
▪️ Publikimi pro-aktiv i informatave do të ju mundësojë qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave të bëhen pjesë aktive e zbatimin e politikave dhe aktiviteteve institucionale dhe inkurajon një pjesëmarrje më aktive të qytetarëve në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave publike në Kosovë. Me theks të veçantë, publikimi pro-aktiv, do të kontribuoj në ngritjen e besimit të qytetarëve në institucione, krahas rritjes së përgjegjësisë së institucioneve publike për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien karshi qytetarëve dhe grupeve të interesit.
▪️ Partneriteti për Qeverisje të Hapur, është një nismë vullnetare ndërkombëtare e themeluar në vitin 2011 dhe përfshin 76 qeveri kombëtare, ndërsa Kosova është bërë pjesë e saj në vitin 2023. Partneriteti për qeverisje të hapur promovon zhvillimin e transparencës dhe forcimin e përgjegjësisë dhe llogaridhënies, një mekanizëm kyç për të garantuar demokracinë dhe integritetin e institucioneve publike.
Agjencia për Informim dhe Privatësi falënderon për bashkëpunimin Council of Europe Office in Pristina, Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe @Komuna e Kamenicës @Komuna e Lipjanit dhe @Komuna e Drenasit për bashkëpunimin për arritjen e Objektivave në zbatimin e Planit të Veprimit – Partneriteti për Qeverisje të Hapur.

English
Srpski