Agjencia për Informim dhe Privatësi vazhdon takimet informuese me Kryetarët e Komuna e Gjakovës dhe Komuna e Deçanit

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, sot realizoi dy takime të veçanta me Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, dhe me Kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj për promovimin e të drejtës për mbrojtje të të dhënave personale dhe qasje në dokumente publike.
Komisionerja diskutoi rreth Programit të Transparencës, i cili synon të nxisë publikimin proaktiv të dokumenteve publike nga ana e Komunave. Gjithashtu, ajo theksoi rëndësinë e hartimit dhe publikimit të Politikave të Privatësisë, fuqizimin e rolit të zyrtarëve për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për qasje në dokumente publike, si dhe për anonimizimin e të dhënave personale gjatë publikimit të dokumenteve që prodhon Komuna, veçanërisht anonimizimin e të dhënave të ndjeshme.
https://www.vudols.com