Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, u prit sot në një takim zyrtar nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, z. Ahmet Ismaili, ku u diskutua thellimi i bashkëpunimit institucional për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve në sektorin financiar dhe fuqizimi i të drejtave të konsumatorëve.
Në këtë drejtim, udhëheqësit e institucioneve u dakorduan për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta që synojnë rritjen e sigurisë dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve në përdorimin e shërbimeve financiare, përmes edukimit publik, shkëmbimit të përvojave profesionale dhe përforcimit të standardeve për përpunimin e të dhënave personale dhe transaksioneve financiare.
Agjencia për Informim dhe Privatësi vlerëson lartë angazhimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të mbështetur dhe koordinuar përpjekjet për një sistem financiar të sigurt, transparent dhe të qëndrueshëm, ku të dhënat personale trajtohen me përgjegjësi dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

English
Srpski