Agjencia për Informim dhe Privatësi pjesëmarrëse në takimin e katërt të Autoriteteve për Qasjen në Dokumente Publike “Iniciativa 2020“🌐

🔍Me ftesë të Agjencisë për Informim të Kroacisë, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku dhe Drejtoresha e Përgjithshme, Lumnije Demi po marrin pjesë në takimin e katërt të Autoriteteve për Qasjen në Dokumente Publike “Iniciativa 2020” në Dubrovnik të Kroacisë.
Iniciativa 2020 mbledh Autoritetet për Qasje në Dokumente Publike nga vendet e rajonit për të diskutuar për qasjen në dokumente publike nga perspektiva juridike e zbatimit të ligjit si dhe sfidat dhe përparësitë e trajtimit të rasteve specifike të qasjes në informacion. Me fokus të veçantë, “Iniciativa 2020” ka ofruar mundësinë e shkëmbimit të përvojave mes përfaqësuesve të vendeve pjesëmarrëse të rajonit për standardet e aplikuara në lidhje me të drejtën në informacion, iniciativat e autoriteteve përgjegjëse për tejkalimin e sfidave në zgjedhjen e rasteve specifike dhe zbrazëtirave të mundshme ligjore. 🗂️📚
📢Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, tha se për realizimin sa më efikas të së drejtës për qasje në dokumente publike, Agjencia synon ta intensifikojë bashkëpunimin me institucionet publike në përgatitjen e rregullativës së brendshme që do të lehtësonin trajtimin dhe zbatimin e së drejtës për qasje në dokumente publike, për të ngritur në shkallë më të lartë realizimin e së drejtës së qytetarëve në informata.
🌍Ajo gjithashtu theksoi nevojën për bashkëpunim me vendet e rajonit për të ndarë përvojat me të mira në vendosjen e standardeve për zbatimin e së drejtës për qasje në dokumente publike që do të rezultonin në ngritjen e llogaridhënies së institucioneve publike dhe gjithashtu në ngritjen e kapaciteteve profesionale të vet Autoriteteve Përgjegjëse për Qasje në Dokumente Publike të vendeve të rajonit.
🤝Në takimin e katërt të Autoriteteve për Qasjen në Dokumente Publike “Iniciativa 2020“ po marrin pjesë autoritetet për Qasje në Dokumente Publike nga Sllovenia, Maqedonia Veriore, Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia.

https://www.vudols.com