Agjencia për Informim dhe Privatësi për herë të parë merr pjesë si anëtare vëzhguese në mbledhjen plenare të Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB), një arritje që reflekton angazhimin e Kosovës në harmonizimin me standardet evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, gjatë fjalimit të saj, falënderoi anëtarët e EDPB-së dhe theksoi mirënjohjen e saj, duke u zotuar se Agjencia është përkushtuar të instaloj dhe të zbatojë kornizën ligjore dhe praktikat më të mira evropiane me përpikmëri, duke përfshirë edhe Konventën 108.
Duke qenë se Kosova është në rrugë drejt integrimit evropian, statusi i anëtares vëzhguese dhe pjesëmarrja aktive e Agjencisë në mbledhje të tilla, ofron mundësi për të përfituar nga praktikat më të mira të institucioneve homologe evropiane dhe për të vendosur standarde të qëndrueshme të mbrojtjes së të dhënave personale në vend.
https://www.vudols.com