Agjencia për Informim dhe Privatësi në bashkëpunim me OSCE Mission in Kosovo po vazhdon me serinë e punëtorive regjionale me temën “Mbrojtja e të dhënave personale në sistemin shëndetësor”, me profesionistët shëndetësor të Republikës së Kosovës.

Pas regjionit të Mitrovicës dhe regjionit të Prizrenit, javën e kaluar Udhëheqësi i Divizionit për Inspektim dhe Kontroll, z. Kushtrim Mustafa, mbajti punëtorinë në regjionin e Pejës ku morën pjesë rreth 25 profesionistë shëndetësor nga Komuna e Pejës, Gjakovës, Deçanit, Istogut dhe Junikut.
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka për qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e profesionistëve shëndetësor dhe synim kryesor i kësaj punëtorisë është pajisja e pjesëmarrësve me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për mbrojtjen e të dhënave personale duke siguruar që të dhënat personale, përkatësisht të dhënat e ndjeshme të trajtohen me kujdesin e duhur dhe të mbrohen nga çdo lloj keqpërdorimi.
https://www.vudols.com