Agjencia për Informim dhe Privatësi fuqizon bashkëpunimin me Policinë e Kosovës

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha dhe përfaqësues të departamenteve policore me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve.
Gjatë këtij takimi, Komisionerja dhe Kolonel Hoxha kanë diskutuar rreth rëndësisë së garantimit të së drejtës për qasje në dokumente publike dhe të drejtës për mbrojtje të të dhënave personale, si dhe u pajtuan në konkretizimin e aktiviteteve të përbashkëta ndër-institucionale në fushat me interes për të dyja institucionet.
https://www.vudols.com