Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, në bashkëpunim me OSCE Mission in Kosovo, nisi zyrtarisht ciklin e punëtorive për zbatimin në praktikë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kosovë. Aktivitetet filluan me një punëtori në regjionin e Prizrenit, ku morën pjesë përfaqësues të çerdheve publike dhe private si dhe Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, znj. Luljeta Veselaj- Gutaj së bashku me zyrtarë të Drejtorisë Komunale të Arsimit.
Me qëllim të diskutimit mbi përgjegjësitë e këtyre institucioneve, Komisionerja theksoi rëndësinë e respektimit të të drejtave të privatësisë dhe integritetit të fëmijëve, veçanërisht gjatë grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave sensitive siç janë të dhënat personale të fëmijëve.
Kjo iniciativë shërben si hap i rëndësishëm për zhvillimin e udhëzuesve për përpunimin e të dhënave personale nga çerdhet publike dhe private dhe reflekton përkushtimin e Agjencisë dhe partnerëve të saj në ndërtimin dhe ruajtjen e një shoqërie të sigurt nga shkelja e të dhënave personale.