Pjesëmarrësit, duke përfshirë përfaqësuesit e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe ata të çerdheve publike dhe private në Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri, parashtruan një sërë pyetjesh nga fushëveprimi i institucioneve që ata përfaqësojnë lidhur me përpunimin e të dhënave që kryejnë gjatë punës së tyre.
Për të gjitha pyetjet përfaqësuesit nga Agjencia i informuan në detaje pjesëmarrësit lidhur me ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave, përpunimin përmes vëzhgimit me kamerë, si dhe për sigurinë fizike të të dhënave.