Agjencia për Informim dhe Privatësi diskuton me Organizatat Jo-Qeveritare të arriturat dhe sfidat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2024

Në kuadër të bashkëpunimit me organizatat Jo-Qeveritare në Kosovë, Agjencia për Informim dhe Privatësi sot prezantoi Raportin gjashtëmujor për periudhën janar-qershor 2024.
Në takimin me përfaqësuesit e Organizatave Jo-Qeveritare, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku diskutoi për zhvillimin e programit të transparencës për publikimin proaktiv të dokumenteve nga institucionet publike, partneritetin me autoritete homologe dhe organizata rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe realizmin e qasjes në dokumente publike dhe mbrojtjes së të dhënave personale përfshirë numrin e ankesave të adresuara në Agjenci përgjatë kësaj periudhe. ✅
Ndër të tjera, Komsionerja i njoftoi përfaqësuesit e OJQ-ve për veprimet e Agjencisë në kuadër të ndërgjegjësimit të institucioneve publike dhe private për sigurimin e së drejtës për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale, përfshirë edhe aktivitetet e veçanta të realizuara me Ndërmarrjet publike dhe private, aktivitetet me Komunat e Republikës së Kosovës, si dhe trajnimet me Institucionet e Drejtësisë në Kosovë, përkatësisht me prokurorë dhe gjyqtarë.
💬Përfaqësuesit e OJQ-ve diskutuan mbi sfidat me të cilat përballet shoqëria civile në lidhje me qasjen në dokumente publike dhe shprehen gatishmërinë e tyre për të kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit të institucioneve në promovimin e së drejtës për qasje në informata.
🤝🏻Komisionerja shprehu mirënjohjen e saj për bashkëpunimin e vazhdueshëm të OJQ-ve me Agjencinë, duke theksuar se ky bashkëpunim dhe shkëmbim i perspektivave do të ndihmojë në arritjen e objektivave të Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike.
Në takim morën pjesë përfaqësuesit e Organizatave Jo –Qeveritare: BIRN Kosovo, Democracy for Development (D4D), Democracy Plus, Iniciativa për Progres – INPO, Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova, Kosovar Center for Security Studies – KCSS, Kosovo Law Institute, Levizja FOL, NGO ACDC, Platforma CiviKos
https://www.vudols.com