Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku, mirëpret në takim Presidenten Atifete Jahjaga, njëherit themeluese e Fondacionit Jahjaga

Komisionerja Krenare Sogojeva-Dërmaku, priti sot në një takim në ambientet e Agjencisë znj. Atifete Jahjaga, ku diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Fondacionit Jahjaga në fusha me interes të përbashkët, përkatësisht mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike – si parime thelbësore për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse.
Presidentja Jahjaga vlerësoi punën e Agjencisë dhe përkushtimin në promovimin e të drejtave themelore të qytetarëve në epokën digjitale, duke theksuar rëndësinë që ka edukimi i brezave të rinj për vetëdijësimin mbi të drejtën e privatësisë dhe ruajtjen e identitetit personal.
Komisionerja Sogojeva-Dërmaku falënderoi Presidenten Jahjaga për vizitën dhe mbështetjen, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në projekte të përbashkëta që promovojnë transparencën, llogaridhënien dhe fuqizimin e qytetarëve përmes mbrojtjes së të dhënave personale.
https://www.vudols.com