Vizitë nga studentët e vitit të fundit të Fakultetit Juridik në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) si pjesë e aktiviteteve të Klinikës Ligjore.

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku, së bashku me Drejtoren e Përgjithshme, Lumnije Demi, i mirëpritën studentët, duke u ofruar atyre një mundësi të drejtpërdrejtë për të diskutuar për rolin dhe mandatin e Agjencisë në garantimin e zbatimit të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për qasjen në dokumente publike.
Me theks të veçantë, Komisionerja diskutoi për rëndësinë e përgjegjësisë individuale dhe angazhimin e çdo qytetari për të mbrojtur këto dy të drejta. Gjithashtu, ajo i bëri thirrje studentëve dhe qytetarëve të jenë më proaktiv dhe të paraqesin ankesa në çdo rast kur hasin pengesa për qasje në dokumente publike ose kur vërejnë shkelje të të dhënave personale.
https://www.vudols.com