Agjencia për Informim dhe Privatësi Zhvillon Takim Informues me Kryetarin e Komuna Suharekë

Në vazhdën e takimeve informuese me Kryetarët e Komunave të Kosovës, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, sot zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe bashkëpunëtorët e tij me qëllim të promovimit të së drejtës për mbrojtje të të dhënave personale dhe qasje në dokumente publike.
Në takim u diskutua për obligimet ligjore të Komunave për të garantuar realizimin e këtyre dy të drejtave themelore të qytetarëve, përkatësisht Komisionerja diskutoi për Programin e Transparencës dhe sigurimin e qasjes në dokumente publike, hartimin e Politikave të Privatësisë, si dhe për fuqizimin e rolit të zyrtarëve përgjegjës për mbrojtje të të dhënave personale dhe qasje në dokumente publike.
https://www.vudols.com