Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Sektorin Arsimor

 

Është përmbyllur me sukses seria e trajnimeve për mbrojtjen e të dhënave të sektorit të arsimit në Kosovë, e cila u organizua nga Agjencia për Informim dhe Privatësi në bashkëpunim me organizatën Terre des hommes – Kosovo.
Me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe informimit të vazhdueshëm Agjencia për Informim dhe Privatësi ka mbajtur trajnimet lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë.
Këto trajnime synojnë vendosjen e standardeve të reja për mbrojtjen e të dhënave personale në shkolla si dhe fuqizimin e akterëve kyç në arsim, por në fokus të veçantë menaxhimin e sigurisë së hapësirës digjitale për fëmijët.
Agjencia për Informim dhe Privatësi garanton një të ardhme të sigurt digjitale për të gjithë, dhe vazhdon të punoj me përkushtim të lartë për të siguruar zbatim të plotë të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhenave personale.
https://www.vudols.com