Agjencia për Informim dhe Privatësi Vazhdon Diskutimet për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me Përfaqësuesit e Termokos

 

Në vazhdën e takimeve me përfaqësues të institucioneve publike për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku, bashkë me Drejtoren e Përgjithshme të Agjencisë, Lumnije Demi realizuan takimin e radhës me përfaqësuesit e Ndërmarrjes Publike “Termokos”, ku u pritën në takim nga Kryeshefi i NP “Termokos”, Fisnik Osmani dhe Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve, Visar Vokrri.
Udhëheqësit e institucioneve diskutuan për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë procesit të ofrimit të shërbimeve nga “Termokos”, saktësisht respektimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale gjatë shpërndarjes së faturave te qytetarët.
Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese me institucionet publike, Agjencia për Informim dhe Privatësi do të vazhdojë takimet edhe me përfaqësues të institucioneve të tjera publike.
https://www.vudols.com