Agjencia për Informim dhe Privatësi vazhdon aktivitetet e Javës së Mbrojtjes së të Dhënave Personale – Takim Informues me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Bifurkacioni në Ferizaj.
Publikimi dhe respektimi i politikave të privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave personale u diskutuan sot në takimin informueses mes përfaqësuesve të Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe KRU Bifurkacioni ShA.
Në kuadër të aktivitete ndërgjegjësuese, Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë, znj Lumnije Demi dhe Udhëheqësi i Divizionit për Inspektim dhe Kontroll z. Kushtrim Mustafa kanë realizuar takim me përfaqësues të KRU ” Bifurkacioni”, Kryeshefin Ekzekutiv z. Jeton Shabani dhe Kryesuesin e Bordit, z. Naim Rexhaj, ku kanë diskutuar për nevojën e rregullimit të procesit të faturimit, përkatësisht zarfimin e faturave që shpërndahen te konsumatorët, proces i cili duhet të jetë në përputhshmëri me parimet e mbrojtjes së të dhënave personale. Gjithashtu u diskutua për caktimin e zyrtarit përgjegjës për mbrojtje të të dhënave personale në kompani i cili do të shërbejë në zbatimin e politikave për mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve.
Java për mbrojtjen e të dhënave personale do të vazhdojë me aktivitete informuese me studentë, donatorë që mbështesin Agjencinë në realizimin e mandatit të saj, si dhe me përfaqësues të institucioneve publike.