Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila shënohet me 28 Janar, fillon javën e aktiviteteve për promovimin e së drejtës së privatësisë nga datë 22 deri më 29 Janar 2024 me moton “Bashkë t’i mbrojmë të dhënat tona personale”.
Java e mbrotjes së të dhënave personale ka për qëllim informimin e publikut për të drejtën e privatësisë, promovimin e praktikave më të mira për mbrojtjen e të dhënave personale dhe obligimin ligjor të institucioneve që të ndërmarrin veprime për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Aktivitetet informuese këtë vit do të fokusohen në rritjen e përgjegjësisë dhe informimin për mbrotjen e të dhënave personale nga:
- Ndërmarrjet Publike Qendrore,
- Ndërmarrjet Publike Rajonale
- Oda Ekonomike e Kosovës me sektorin e gastronomisë, sektorin e ndërtimtarisë dhe sektorë të tjerë.
Në javen e mbrotjes së të dhënave personale me qëllim të informimit publik do të publikohen materiale ndërgjegjësuese dhe video promovuese për mbrojtjen e të dhënave personale.