Fuqizohet bashkëpunimi në mes Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku gjatë takimit me Guvernatorin e Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës, z. Ahmet Ismaili ka disktuar mundësitë e bashkërendimit të veprimeve të të dy institucioneve me qëllim të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
 Diskutimi u përqëndrua rreth fuqizimit të bashkëpunimit përmes bashkërendimit të aktiviteteve të përbashkëta me institucione financiare, ku ndër tjerash Guvernatori dhe Komisionerja u pajtuan që të dy institucionet të përshtatin kornizën ligjore, e cila do të shërbej si një udhëzues për institucionet financiare.
Në fund të takimit, u potencua se do të bëhen marrëveshje bashkëpunimi për bashkërendimin e proceseve ndërmjet BQK-së dhe AIP-së.
https://www.vudols.com