Punëtori “Balancimi i të Drejtës për Informim dhe të Drejtës për Privatësi”

3 prill 2023

📌 Agjencia për Informim dhe Privatësi në vazhdimësi të ciklit të punëtorive njëditore me fokus në temën “Balancimi i së drejtës për informim dhe të drejtës për privatësi”, sot ishte në Gjilan
📣 Ngjarja mblodhi së bashku zyrtarë komunalë nga sektorë të ndryshëm, të përfshirë në mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike. Punëtoria kishte për qëllim të trajtonte aspektet kritike të rregullimit ligjor nga vet Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, dhe inspektori i AIP-së, z. Arbian Arifi, të cilët folën në detaje për të drejtat e subjekteve të të dhënave, detyrimet institucionale dhe procedurat dhe masat gjatë përpunimit në sektorë të veçantë, si arsimi dhe kujdesi shëndetësor. U diskutua edhe për zbatimin e legjislacionit për qasje në dokumente publike, duke përfshirë shqyrtimin e kërkesave, vendimmarrjen dhe kompetencat e agjencisë në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit përkatës.
🤝🏼 AIP falënderon OSBE-në për mbështetjen në organizimin e kësaj ngjarje. Seminare të tilla janë të dobishme për fuqizimin e komuniteteve tona me njohuri dhe për të siguruar që e drejta për informim dhe e drejta për privatësi janë të balancuara. Agjencia do të vazhdoj me diskutime dhe bashkëpunime me komunat tjera në Kosovë.

4 prill 2023

7 prill 2023

📢 Agjencia për Informim dhe Privatësi ka vazhduar sot me punëtorinë njëditore në Mitrovicë me temën “Balancimi i së drejtës për informim dhe të drejtës për privatësi”. 🕵️‍♂️🔒
Të pranishëm ishin zyrtarë komunalë nga sektorë të ndryshëm të përfshirë në mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike. 💼 Punëtoria trajtoi aspekte kritike të rregullimit ligjor, duke përfshirë të drejtat e subjekteve të të dhënave, detyrimet dhe procedurat institucionale, si dhe masat gjatë përpunimit në sektorë të veçantë si arsimi dhe shëndetësia. 📚🏥 Më tej, u diskutua në detaje për zbatimin e legjislacionit për qasjen në dokumente publike, si dhe për shqyrtimin e kërkesave dhe procesin e vendimmarrjes. 📑🤝
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, bëri një pasqyrë të detajuar të temës, duke u siguruar që të pranishmit të kenë një kuptim solid se si të mbrohen të dhënat personale duke garantuar transparencë. 👩‍⚖️👨‍💻 Agjencia falënderon OSBE-në për mbështetjen e vazhdueshme në organizimin e këtyre ngjarjeve, të cilat fuqizojnë zyrtarët tanë publikë me njohuri dhe sigurojnë që e drejta për informacion dhe e drejta për privatësi janë të balancuara. 🙌 Ne do të vazhdojmë të angazhohemi në diskutime dhe bashkëpunime me komunat tjera në Kosovë për të siguruar që të gjitha të përfitojnë nga iniciativa të tilla.
https://www.vudols.com