Agjencia për Informim dhe Privatësi ndalon përpunimin e të dhënave biometrike në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”

Agjencia për Informim dhe Privatësi, më 27/05/2022, ka zhvilluar inspektim lidhur me mbikëqyrjen e ligjshmërisë së përpunimit të të dhënave biometrike (tiparet e fytyrës) për qëllim të identifikimit të punonjësve gjatë regjistrimit të tyre në hyrje-dalje nga puna në kompaninë KRU Hidrodini.

Me këtë rast, pas përfundimit të procedurave të inspektimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka nxjerrë vendim me datë 06/06/2022, Nr. 118/2022, me të cilin ka ndaluar përpunimin e të dhënave biometrike, si dhe ka obliguar fshirjen dhe shkatërrimin e tyre.

Andaj, Agjencia për Informim dhe Privatësi ju rikujton se Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka përcaktuar se përpunimi I të dhënave biometrike për qëllim të identifikimit të një personi fizik në mënyrë unike, parimisht është I ndaluar. Prandaj, ky përpunim mund të bëhet vetëm nëse domosdoshmërisht kërkohet për sigurinë e njerëzve, pronës, mbrojtjen e të dhënave konfidenciale, dhe sekreteve të bizneseve, nëse kjo nuk mund të arrihet me mjete më të lehta dhe duhet të jetë proporcional me qëllimin e vendosjes.

https://www.vudols.com