Agjencia për Informim dhe Privatësi e Republikës së Kosovës organizon konferencë regjionale me autoritetet homologe nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Qëllimi i Konferencës është shkëmbimi i përvojave më të mira në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, shpalosja e sfidave të përbashkëta në këtë fushë, si dhe thellimi i bashkëveprimit ndërinstitucional.
Në konferencë, autoritetet e mbrojtjes së të dhënave personale nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, do të diskutojnë përgjegjësitë, të drejtat dhe sfidat lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale në sektorin e sigurisë, shëndetësisë, telekomunikimit, si dhe arsimit, diskutim i cili do të kontribuojë për të siguruar që zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave personale bëhet në përputhje me standardet evropiane të mbështetura në GDPR (Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave).
Kjo konferencë organizohet nga Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës me mbështjeten e GIZ-it.