Një delegacion i Agjencisë për Informim dhe Privatësi i udhëhequr nga Komisionerja, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, është duke marrë pjesë në Konferencën e Autoriteteve Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave

Me 19 dhe 20 maj ne Cavtat te Kroacisë është duke u mbajtur Konferenca e autoriteteve evropiane për mbrojtjen e të dhënave, në të cilën po merr pjesë edhe Komisionerja dhe një delegacion i AIP. Gjatë konferencës pritet të diskutohet mbrojtja e të dhënave në rastet e zgjidhura nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Konventa 108+, zhvillimet e fundit dhe sfidat e transferimit ndërkombëtar, aktivitetet për fushatat vetëdijësuese dhe implementimi i projekteve në vendet jashtë bashkimit evropian si dhe bashkëpunimi në mes të autoriteteve në rastet ndërkufitare.

Në këtë konferencë marrin pjesë të gjitha Autoritetet Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Kryesuesi i Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave, Gjykatës të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ekspert të fushës së mbrojtjes së të dhënave personale.

 

https://www.vudols.com