17 maj 2022
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional midis Akademisë së Drejtësisë dhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi, sot u organizuar një trajnim për dhjetra gjyqtarë lidhur me fushat që mbikëqyrë Agjencia.
Trajnimi u zhvillua në dy module: Mbrojtja e të Dhënave Personale, e cila u zhvillua në seancat e paradites, si dhe Qasja në Dokumente Publike gjatë seancave të pasdites.
Në emër të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, për fushën e privatësisë ligjeroi z. Valon Kryeziu, Drejtor i Departamentit për Mbrojtje të të Dhënave Personale, ndërsa për fushën e qasjes në dokumente publike ligjeroi z. Jeton Arifi, Drejtor i Departamentit për Qasje në Dokumente Publike.
Trajnimi pati karakter ndërveprues me ndjekësit (gjykatësit), me qëllim të përqendrimit të ligjeratave në segmente specifike të interesimit të ndjekësve ë këtij trajnimi.
Agjencia vazhdon të mbetetet e përkushtuar për të shtrirë bashkëpunimin me çdo institucion publik që ka nevojë të investojë në personelin e vet në këto dy fusha, me qëllim të zbatimit në praktikë të dy ligjeve përkatëse.