Agjencia për Informim dhe Privatësi mirëpret studentë të Shkollës së Etikës së Gazetarisë

📚🤝 Agjencia për Informim dhe Privatësi mirëpret studentë të Shkollës së Etikës së Gazetarisë

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi Krenare Sogojeva Dermaku priti në takim një grup studentësh nga Shkolla e Etikës së Gazetarisë të udhëhequr nga Drejtori Ekzekutiv në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, z. Imer Mushkolaj.

Në takim u theksua roli i Agjencisë në trajtimin e ankesave për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale, duke u siguruar se çdo individ ka të drejtë të ketë qasje në informacion, sipas legjislacionit në fuqi.

Komisionerja inkurajoi studentët që të ndjekin parimet e etikës në punën e tyre dhe të angazhohen për një gazetari përgjegjëse që është në shërbim të informimit të drejtë dhe të saktë të publikut, duke respektuar privatësinë dhe të drejta e qytetarëve.

Në takimin me studentët u diskutua për sfidat me të cilat përballen gazetarët në epokën e informacionit të shpejtë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve në sigurimin e integritetet të informimit publik.

Agjencia për Informim dhe Privatësi është do të vazhdojë bashkëpunimin me iniciativat që promovojnë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.

Postimi origjinal në Facebook