Vizitë nga studentët e vitit të fundit të Fakultetit Juridik në Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, së bashku me Udhëheqësen e Divizionit për Shqyrtim të Ankesave për Qasje në Dokumente Publike, znj. Arbëri Hiseni, mirëpritën studentët e vitit të fundit të Fakultetit Juridik, përmes Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) si pjesë e aktiviteteve të Klinikës Ligjore.
Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të mësojnë nga afër për rolin dhe mandatin e Agjencisë në garantimin e zbatimit të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për qasje në dokumente publike. Komisionerja diskutoi për rëndësinë e qasjes në dokumente publike dhe mbrojtjes së të dhënave personale, duke i vlerësuar si thelbësore për ruajtjen e transparencës dhe llogaridhënies në një shoqëri demokratike.
Në përfundim të diskutimeve, Komisionerja theksoi se përparimet e shpejta teknologjike po e bëjnë mbrojtjen e të dhënave personale më sfiduese përballë rreziqeve të keqpërdorimit, andaj ajo iu bëri thirrje studentëve që të jenë më proaktiv dhe të paraqesin ankesa pranë Agjencisë për Informim dhe Privatësi, çdo herë që e drejta e tyre për mbrojtje të të dhënave personale dhe e drejta për qasje në dokumente publike nuk realizohen.
https://www.vudols.com