Lista e dokumenteve që i prodhon, mbanë dhe ruan Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP)
Dokumentet publike të përcaktuara me nenin 5 të Ligjit Nr.06/L-081 për Qasje në Publike
- Misionin dhe funksionet e institucionit publik;
- Skemën organizative të institucionit publik, duke përfshirë edhe atë të njësive në vartësi;
- Legjislacionin bazë për organizimin, funksionimin dhe funksionet e institucionit përkatës;
- Të dhënat e përditshme për veprimtarinë publike të institucionit, aktet ligjore e nënligjore;
- Strategjitë dhe dokumentet e tjera të linjë veprimeve të miratuara, në fushën e veprimit dhe funksionet e institucionit publik;
- Listën e hollësishme të shërbimeve që ofron institucioni për publikun, si: licenca, leje, autorizime, çertifikata, vërtetime apo shërbime publike të tjera, ku do të përfshihen edhe: procedurat dhe kushtet e përfitimit të tyre; dokumentacioni i nevojshëm dhe kostoja për realizimin e shërbimit; formulari i aplikimit për çdo shërbim dhe udhëzuesi i plotësimit të tij; afati i detyrueshëm për të marrë përgjigje për shërbimin e kërkuar; afati dhe organi ku bëhet ankimi, në rast refuzimi të përgjigjes apo të mos ofrimit të shërbimit në afatin e detyrueshëm ligjor;
- Kontaktin e zyrtarit apo njësive përgjegjëse për publikimin e dokumenteve në institucionin tuaj.
Lista e Dokumenteve publike të prodhuara, mbajtura dhe të ruajtura në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP)
- Regjistri i akteve nënligjore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi;
- Plani i akteve nënligjore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi;
- Vendimet që rrjedhin nga fusha e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike;
- Vendimet që rrjedhin nga fusha e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
- Vendim per lejimin e autorizimit per transferimin e të dhënave personale;
- Vendim për autorizimin dhe lejimin e përdorimit të karaktesisitikave biometrike;
- Vendim për lejimin e autorizimit të ndërlidhjes së sistemit të dosjeve;
- Vendimet Administrative.
Raportet vjetore dhe periodike
- Raporti vjetor i punës së Agjencisë;
- Raporti gjashtëmujor i punës së Agjencisë;
- Raport vjetor përmbledhës mbi evidentimin e kërkesave për qasje në dokumente publike;
- Raport vjetor përmbledhës mbi monitorimin e ueb faqeve të Institucioneve publike.
- Raporti vjetor fiancaiar;
- Raporti gjashtëmjujor finanaciar;
- Raporti mujor i shpenzimeve në formë të përgjithshme;
- Raporti mujor i shpenzimeve në formë të detajuar;
- Raporti vjetor për zbatimin e planit të integritetit;
- Raporti gjashtëmujor për zbatimin e Planit të Integritetit;
- Raporti vjetor medial;
- Raporti mujor i të hyrave;
- Raporti i zbatimit te kontratave të Prokurimit Publik;
- Raporti vjetor për Menaxhimin e Riskut;
- Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit;
- Raporti i vetëvlerësimit për sistemin e kontrollit të brendshëm;
- Raporti Vjetor i Burimeve Njerëzore për Departamentin e Menaxhimit të Zyrtarëve Publik.
Planet dhe strategjitë
- Plani vjetor i Performancës;
- Plani i inspektimit për mbrojtën e të dhënave personale;
- Plani i Integritetit 2024 -2026;
- Strategjia për menaxhimin e riskut financiar;
- Plani Vjetor i Personelit.
Katalogu i formularëve
Mbrojta e te dhënave personale dhe qasja në dokumente publike:
- Formulari i ankesës për mbrojtjen e dhënave personale;
- Formulari për lejimin e autorizimit për transferimin e te dhënave personale;
- Formulari për lejimin e përdorimit të karakteristikave biometrike;
- Lista e kontrollit për mbrojtjen e te dhënave personale;
- Formulari i ankesës për qasje në dokumente publike.
Bashkëpunimi me institucione vendore, rajonale dhe ndërkombëtare
- Bashkëpunimet me institucionet vendore (Memorandumet e Bashkëpunimit);
- Bashkëpunimet me institucionet rajonale dhe ndërkombëtare (Memorandumet e Bashkëpunimit);
- Listat e anëtarësimeve te Agjencisë në Organizata Rajonale dhe Ndërkombëtare.
Procesi i rekrutimit
- Shpalljet (konkurset) për pozitat vakante;
- Vendimet për themelimin e komisionit;
- Lista e ngushtë e kandidatëve;
- Rezultatet përfundimtare të procesit të rekrutimit.
Kontaktet
- Kontaktet e Agjencisë;
- Email adresa, nr. kontaktues;
- Lista e kontakteve të zyrtarëve të Agjencisë, (emri dhe mbiemri, pozita, emaili dhe nr. kontaktues);
- Kontaktet e zyrtarëve përgjegjësës të caktuar sipas detyrave.
Njoftimet/Informatat
- Njoftimet për aktivitet e Agjencisë;
- Thirrjet publike;
- Informata për media;
- Lajmet nga aktivitet e rregullta të Agjencisë.