Vazhdojnë Aktivitete e Javës së Qasjes në Dokumente Publike

📌Agjencia për Informim dhe Privatësi mbanë tryezë diskutimi me Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës, Nënkryetarë dhe përfaqësues komunal
Punimet e tryezës i hapi Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku, e cila tha: “Administrata lokale është adresa e parë ku qytetarët orientohen për të marrë informata, dhe përtej kërkesave për qasje në dokumente publike, transparenca dhe llogaridhënia janë kruciale që garantojnë përgjegjësinë publike për të gjithë zyrtarët publik”.
Komisionerja Sogojeva-Dërmaku, duke ju bërë thirrje Komunave të përmbushin obligimet e tyre ligjore për qasjen proaktive dhe njëkohësisht të zbatojnë Testin e Dëmit dhe Interesit Publik, gjithashtu shprehi gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e Agjencisë me qëllim të realizimit të se drejtës se qytetarëve për qasje në dokumente publike. Në veçanti, ajo theksoi se publikimi proaktiv dhe me vet iniciativë i dokumenteve nga ana e Komunave, vazhdon të mbetet një nga kërkesat, sa të rëndësishme po aq të arsyeshme, për rritur efikasitetin e komunikimit me qytetarët, mediat dhe organizata Jo Qeveritare, si palë të interesuar për të marr informata nga Komunat.
Komisionerja Sogojeva-Dërmaku theksoi se në kompetencat e komunave të përcaktuara me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, njëra ndër obligimet e rëndësishme është përcaktuar edhe ushtrimi i funksioneve publike duke garantuar transparencë dhe llogaridhënie, kërkesa që po ashtu burojnë nga Ligji për Qasje në Dokumente Publike, andaj me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës karshi obligimeve ligjore dhe transparencës, Agjencia kërkon nga Komunat forcimin e transparencës nëpërmjet publikimit proaktiv të dokumenteve publike.
Drejtoresha e Demokratizimit të Misionit të OSBE –së në Kosovë, Pascale Roussy potencoi se qasja në dokumente publike si e drejtë themelore që ngrit transparencën, gjithashtu fuqizon proceset demokratike. Duke riafirmuar angazhimin e OSBE-së për të mbështetur iniciativa të tilla të ardhshme, ajo prezantoi Udhëzuesin për zyrtarët komunalë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike, të punuar nga Agjencia në bashkëpunim të ngushtë me OSCE Mission in Kosovo
Në ditën e dytë të javës për qasje në dokumente publike për rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënës folën Kryetarët e Komunave të Kosovës, Ramiz Lladrovci i Komuna e Drenasit, Qemajl Aliu i Komuna Shtime, Kadri Rrahimaj i Komuna e Kamenicës – Faqja Zyrtare dhe Ruzhdi Shehu i Komuna Junik, të cilët prezantuan të arriturat dhe sfidat në përmbushjen e obligimeve ligjore të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. Raportet krahasimore për ankesat e parashtruara në AIP dhe monitorimin e publikimit proaktiv u prezantuan nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë, Lumnije Demi dhe Arbëri Hiseni, Udhëheqëse e Divizionit për Shqyrtimin e Ankesave për Qasje në Dokumente Publike.

https://www.vudols.com