Takimi Vjetor me Organizatat Donatore për Realizimin e Objektivave për 2025

🔹 Në takimin me përfaqësuesit e projekteve ndërkombëtare, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, theksoi rëndësinë e partneritetit me donatorët për realizimin e objektivave të Agjencisë në mbrojtjen e të dhënave personale dhe garantimin e qasjes në dokumente publike.
Mbështetja e partnerëve është karakterizuar me:
✅ Përmirësimin dhe harmonizimin e legjislacionit me rregullativën e BE-së
✅ Rritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve të Agjencisë
🔹 Përfaqësuesit e organizatave donatore shprehën mirënjohje për bashkëpunimin dhe konfirmuan mbështetjen e tyre në realizimin e programit të transparencës, dixhitalizimin e shërbimeve, adaptimin e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale konform standardeve të BE- së dhe ndërgjegjësimin e kontrolluesve publike dhe privat për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve. 📚📌
https://www.vudols.com