Takimi Plenar i Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, mori pjesë në takimin plenar të Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB) të mbajtur në Bruksel, ku u vendos për krijimin e një taskforce për zbatimin e rregullave mbi Inteligjencën Artificiale (AI) dhe u miratuan rekomandimet mbi Kodin Botëror Anti-Doping të Agjencisë Botërore Anti-Doping (WADA) për vitin 2027.
Në kuadër të diskutimeve, EDPB rikonfirmoi bashkëpunimin me Komisionin Evropian për verifikimin e moshës në kontekstin e Aktit për Shërbimet Digjitale (DSA), si dhe vendosi të zgjerojë fushëveprimin e grupit të punës për ChatGPT, duke e përfshirë atë në kornizën më të gjerë të zbatimit të rregullave mbi AI.
EDPB është organi kryesor i Bashkimit Evropian për mbikëqyrjen dhe koordinimin e zbatimit të standardeve më të larta të mbrojtjes së të dhënave personale, andaj anëtarësimi i Kosovës si anëtare vëzhguese në EDPB mundëson forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes së të dhënave, harmonizimin e legjislacionit vendor me standardet evropiane dhe forcimin e bashkëpunimit me autoritetet homologe të Bashkimit Evropian.
https://www.vudols.com