Takim pune mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup

Në vazhdën e bashkëpunimit të ngritur përmes Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Agjencisë për Informim dhe Privatësi të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 21 gusht 2024 u zhvillua një takim pune mes përfaqësuesve të dy autoriteteve homologe.
Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i përvojave praktike dhe diskutimi i sfidave të hasura gjatë inspektimeve në sektorin e telekomunikimit dhe në sektorin e shëndetësisë. Përkatësisht, diskutimet u përqendruan në çështje si praktikat e zhvillimit të inspektimeve, adresimi i sfidave dhe përmirësimi i pyetësorëve të përdorur gjatë procesit të inspektimeve në këto dy sektorë.
Përfaqësuesit e të dy autoriteteve ndanë përvojat e tyre në zbatimin e ligjit për mbrojtje të të dhënave personale me qëllim të ngritjes së standardeve të inspektimit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit më të thellë dhe harmonizimit të praktikave më të mira mes dy vendeve.
https://www.vudols.com