Sesionet Informuese për Forcimin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale Vazhdojnë në Ferizaj

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bashkëpunim me Platformën CiviKos dhe Institutin për Teknologji dhe Shoqëri, ka vazhduar me mbajtjen e Sesioneve Rajonale të Informimit mbi mbrojtjen e të dhënave personale, kësaj radhe në Komunën e Ferizajt.
📍 Në sesionin e djeshëm morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike lokale, organizatave të shoqërisë civile dhe sektorit privat nga rajoni, të cilët kontribuan në diskutime të vlefshme mbi zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
👩‍⚖️ Gjatë sesionit, Komisionerja Krenare Sogojeva Dërmaku prezantoi mandatin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe theksoi obligimet ligjore të institucioneve për mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve, duke nënvizuar rëndësinë e një qasjeje të koordinuar ndërinstitucionale.
ℹ️ Ky sesion informues u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Sigurisë Kibernetike në të gjitha sektorët në Kosovë”, me përkrahjen e Ambasadës së Holandës në Kosovë – Embassy of the Netherlands in Kosovo.
https://www.vudols.com