Agjencia për Informim dhe Privatësi, me mbështetjen e OSCE Mission in Kosovo, organizoi sot një punëtori interaktive me përfaqësues të mediave, për të diskutuar sfidat, përgjegjësitë dhe detyrimet ligjore të mediave në trajtimin e të dhënave personale në epokën digjitale
.
Në punëtorinë me temë “Mbrojtja e të dhënave personale në sektorin e mediave”, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, theksoi se mbrojtja e të dhënave personale dhe liria e shprehjes nuk përjashtojnë njëra-tjetrën, por përkundrazi, e përforcojnë integritetin profesional dhe etik të raportimit mediatik.
Përmes shkëmbimit të përvojave dhe diskutimeve konkrete, pjesëmarrësit patën mundësinë të forcojnë kuptimin e tyre mbi kufijtë ligjorë dhe etikë gjatë raportimit, veçanërisht në rastet kur përfshihen të dhëna personale që mund të ndikojnë në privatësinë e individëve 
.

English
Srpski