Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku dhe Drejtori i Departamentit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Valon Kryeziu, në cilësinë e panelistëve, diskutuan për zbatimin e ligjit për mbrojtje të të dhënave personale në sektorin financiar dhe sfidat që sjell digjitalizimi. Përkatësisht, u theksua se me rritjen e shërbimeve bankare online, bankat duhet të forcojnë masat e sigurisë dhe të jenë më transparente në mbrojtjen e të dhënave të klientëve.
Në panelin e moderuar nga znj. Edita Musliu- Zyrtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Bankën Raiffaisen, folës ishin edhe z. Daniel Ilias, z. Semjon Lorber dhe z. Jarmo Helppinkangas, të cilët paraqitën praktikat më të mira për të përmirësuar politikat e mbrojtjes së të dhënave personale.
Komisionerja, në veçanti u bëri thirrje pjesëmarrësve për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes bankave dhe Agjencisë, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së privatësisë së qytetarëve në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar.